Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nga Tirana deklaroi sot se “Kërkojmë armëpushim. Ukraina me mbështetjen e BE dhe SHBA kërkon armëpushim pa kushte. Zelensky ishte gati të takohej, që tregon se Putin nuk do paqe. Duhet të ushtrojmë më shumë presion.
Po punojmë me një paketë të re sanksionesh që përfshin ndalimin e disa anijeve të flotës ruse, do të ndikojë edhe në transportin e naftës. Duhet presion deri në armëpushim” tha ajo.
Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh se Putin nuk është serioz në për paqen, në luftën në Ukrainë. Starmer tha se sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar.
“Putin nuk është serioz për paqen. Do të punojmë edhe sot për të qenë të qartë që duhet të ketë një armëpushim.
Është provë e qartë se Putin nuk e do paqen. Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar. Zelensky do të jetë sot këtu” u shpreh Starmer.