-sidi education-spot_img
11.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Patronazhistët me zarfet dhe të gjitha shkeljet me votën nga Greqia

Kryesoret

Këshilltari ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka renditur sipas tij faktet që dokumentojnë të gjitha shkeljet me votën e diasporës në Greqi.

“Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.

Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.

Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.

Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.

Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.

Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.

Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.

Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.

Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.

Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi i tyre ishte marrë tashmë.

Shkeljet flagrante të ligjit cenuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.

Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.

Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve’ tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit