Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirian Celibashi ka njoftuar se gjatë numërimit të votave në nivel kombëtar janë regjistruar 109 fletë votimi më shumë se numri i qytetarëve që kanë votuar.
Celibashi theksoi se janë 1.462.352 fletë votimi në kuti, ndërsa procesverbali i komisionerëve tregon 1.462.461 votues.
Aktualisht KQZ po verifikon shkakun e këtij gabimi.
Nga numri i përgjithshëm i fletëve, 1.460.833 janë të vlefshme, ndërsa 55.519 janë të pavlefshme. Ka gjithsej 9 kuti të parregullta, prej të cilave 7 janë shpallur të tilla që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar më vonë.
Në lidhje me votat e diasporës, deri tani janë numëruar 159.921 vota të vlefshme dhe 1.666 të pavlefshme. Celibashi gjithashtu bëri me dije se numërimi i votave nga Greqia pritet të përfundojë sot.









