-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron takohet me Ramën, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, zbardhet axhenda

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot do të zhvillojë takim dypalësh me kryeministrin Edi Rama. Ata do të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë.

Macron qëndroi në Shqipëri pas samitit të djeshëm të Komunitetit Politik Evropian.

Rama dhe Macron do të takohen në orën 08:45 në Kryeministri më pas në orën 09:30 do të ketë një ceremoni marrëveshjesh. Ndërsa në orën 10:15 do të lëvizin drejt taetrit të Operas dhe Baletit.

AXHENDA:

08.45: Takim dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Emmanuel Macron (Vendi:
Salla e Hartave, Kryeministria)

Formati: 1+ TBD

Delegacioni shqiptar:

Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Belinda Balluku, Zv/KM, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Adea Pirdeni, Ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Znj. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti, Kryenegociatore
Z. Dritan Tola, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Paris
Z. Erald Elezi, Drejtor i KESH
Z. Enio Ohri, Kabineti i Kryeministrit

Gjuha e punës: Frëngjisht/Anglisht

09.30: Ceremoni nënshkrimi marrëveshjesh (Vendi: Salla e Hartave, Kryeministria)

1- Në fushën e Mbrojtjes (Ministria e Mbrojtjes)
2- Në fushën e prodhimit të energjisë (KESH)
3- Në fushën e turizmit (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit)

10.00-10.15: Deklaratë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Presidenti Macron
(Vendi: Mjedisi Eden, Kryeministria)

Pjesëmarrja: I gjithë delegacioni
Pyetje/Përgjigje: Jo (TBD)
Gjuha e punës: Shqip/Frëngjisht me përkthim simultan

10.15: Lëvizja drejt Teatrit të Operas dhe Baletit

Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron lëvizin së bashku

10.30: Fjalë të dy liderave në Forumin FII (Vendi: Salla e madhe, TOB)
Detajet e pjesëmarrjes TBD

11.00: Nisja e delegacionit francez drejt aeroportit të Rinasit

11.15: Mbërritja e delegacionit francez në aeroportin e Rinasit

11.30: Fluturim i posaçëm kthimi drejt Parisit (F-RAFR)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit