Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka postuar në rrjetin e saj social disa foto nga darka private e pritjes së presidentit francez, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte Macron, në Pallatin e Brigadave.
Spiropali shprehet se ishte një mbrëmje e veçantë.
Ndërsa në darkë morën pjesë kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda Rama, si dhe personalitet nga politika, kultura dhe jeta publike.
“Një mbrëmje e veçantë✨ në praninë e Presidentit të Francës 🇫🇷 Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike 🇦🇱.”, shkruan Spiropali.