Mëngjesin e sotëm në fshatin Bërdice në Shkodër, një zjarr ka rënë një varrezë automjetesh në pronësi të 32-vjeçarit me iniciale L.P.
Si pasojë janë djegur 3 makina dhe një zyrë pune.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.