Pas përplasjes me gazetarët gjatë protestës së opozitës të premten pasdite, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun. Gazetarja i akuzon se e kanë kanosur.
“Referuam materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare, se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.
Gjatë protestës Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë. “Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve.