Kandidati i pavarur dhe aktuali kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, Nicușor Dan, ka fituar zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas exit poll-eve të para, me 55% të votave, duke lënë pas kandidatin e ekstremit të djathtë, George Simion, i cili mori 45%.
Zgjedhjet e së dielës shënuan një pjesëmarrje të lartë prej 64.5%, e cila është ndjeshëm më e lartë se në raundin e parë (53%).
Pas publikimit të rezultateve paraprake, Dan theksoi se ky rezultat pasqyron pjekuri demokratike dhe dëshirën për ndryshim të rumunëve, duke vënë në dukje nevojën për reforma të thella dhe një shoqëri më të qëndrueshme institucionalisht.
Rezultatet zyrtare priten të shpallen në orët në vijim nga Autoriteti Qendror Zgjedhor.









