-sidi education-spot_img
14.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Kuvendi të rikthehet në punë

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë thirrje për rikthimin e menjëhershëm të punës në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se Parlamenti nuk ka funksionuar që nga data 16 mars dhe kjo situatë duhet të përfundojë, duke i rikthyer institucionet në rrugën e ligjshmërisë. Sula theksoi rëndësinë e raportimeve të institucioneve të pavarura dhe kërkoi një agjendë të qartë për këtë proces.

Në postimin e tij, ai shprehet:

“Kuvendi t’i rikthehet punës!

Gëzimet dhe fatkeqësitë nuk duhet të shërbejnë si argument që shteti të rrëshqasë në paligjshmëri. Parlamenti nuk është mbledhur që prej datës 16 mars, një muaj e gjysmë para datës së zgjedhjeve, ndonëse zyrtarisht fushata zgjat vetëm një muaj.

Megjithatë, ato që kaluan nuk zhbëhen më. Çka kemi në dorë ne të bëjmë, është që të kthehemi në rrugën e ligjshmërisë. Pra, Kuvendi dhe Parlamenti duhet të rikthehen në punë dhe të vijojnë me detyrat që i përcakton Kushtetuta, ligji dhe rregulloret.

Kushtetuta sanksionon që institucionet e pavarura raportojnë, japin llogari para Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa Rregullorja e Kuvendit, në nenin 103, pika 10, parashikon që raportimi i të gjitha institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj duhet të përfundojë para ligjvënësve jo më vonë se fundi i muajit qershor.

Në një kohë kur kemi dhjetëra institucione të rëndësishme kushtetuese apo të krijuara me ligj që duhet të raportojnë para ligjvënësve, duhet të mblidhet sa më parë Konferenca e Kryetarëve dhe të caktojë një agjendë të qartë dhe të ngarkuar për raportimin e këtyre institucioneve.

Njëra palë duhet të ndalë festën dhe tjetra të vijojë vajtimin në seli; të dyja palët duhet të zbatojnë Kushtetutën, ligjet organike dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të mbledhin komisionet për të shqyrtuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, KLSH-së dhe të gjithë institucioneve të tjera që përcaktohen në Kushtetutë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit