Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka njoftuar se Rusia po planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale, me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit.
Sipas një deklarate të publikuar në aplikacionin Telegram, raketa pritet të lëshohet nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë dhe të ketë një rreze që tejkalon 10,000 kilometra.
“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime ‘stërvitore dhe luftarake’, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24”, thuhet në deklaratën e shërbimit të inteligjencës ukrainase.
Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë informacion.









