-sidi education-spot_img
20.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

WFP: Gaza në krizë ushqimore, mijëra jetë rrezikojnë nga uria ekstreme

Kryesoret

Rripin e Gazës po përballet me një krizë të rëndë humanitare, me mbi 500 mijë persona që rrezikojnë jetën për shkak të mungesës së ushqimit, ka bërë të ditur Programi Botëror i Ushqimit WEP.

Në një reagim zyrtar të publikuar në rrjetin social X, organizata theksoi se situata në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi dhe se është urgjente të ndërhyhet tani.

“Jemi në një garë me kohën për të shmangur urinë. Nëse presim derisa të konfirmohet një zi buke, do të jetë tepër vonë për shumë njerëz”, thuhet në deklaratën e WFP.

Thirrja e fortë e organizatës drejtohet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të rifilluar ndihmën ushqimore në Gaza, përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.

Sipas të dhënave më të fundit të sigurisë ushqimore në këtë zonë, nivelet e urisë kanë kaluar pragjet kritike. Kjo do të thotë se mijëra fëmijë, gra dhe të moshuar janë në rrezik serioz, nëse ndihmat vonohen më tej.

Situata është përkeqësuar për shkak të bllokadave, mungesës së korridoreve të sigurta humanitare dhe përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në terren, që e bëjnë pothuajse të pamundur shpërndarjen e ndihmave.

WFP thekson se çdo ditë vonesë mund të ketë pasoja të pakthyeshme për popullatën civile dhe se veprimi urgjent është i vetmi mjet për të parandaluar një katastrofë të plotë humanitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit