-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Falenderime për qytetarët që votuan Metën, beteja vazhdon

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Liris, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka falenderuar të gjithë ata që kanë votuar me 11 maj Ilir Metën.

Blushi u shpreh se ata nuk janë thjesht votues, po heronj dhe simbole të lirisë që nuk e shitën dinjitetin e tyre, por që sipas tij kanë luftuar përballë njl makinerie kriminale shtetërore.

Ai tha që beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë kundër kësaj qeverisje, si dhe kauzat madhore që Meta ka luftuar dhe vazhdon të luftojë.

“Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe transparente për çdo njësi dhe çdo qendër votimi, jo vetem për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur, por edhe rolin dhe misionin e gjithsecilit.

Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

Kauzat madhore, për të cilat Ilir Metaj ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë, do të mbrohen me zë të forte, si kurrë më parë, nga Partia e Lirisë dhe përfaqësuesit e saj në Parlament, Këshillat Bashkiakë dhe kudo.

Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk i ndalë dot askush në misionin e tyre patriotik për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lirë dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë, pavaresisht sakrificave qe do te kerkohen.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit