Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Gazës njoftoi se të paktën 52 persona u vranë në bombardimet e ushtrisë izraelite.
“Bombardimi izraelit i Gazës vazhdoi nga mesnata deri në orët e para të ditës, duke shkaktuar vdekjen e 52 martirëve”, tha për AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video në platformën X, deklaroi se vendi do të merrte kontrollin e të gjithë Gazës.
“Luftimi është intensiv dhe ne po përparojmë. Ne do të marrim kontrollin e të gjithë zonës së Strip-it. Ne nuk do të tërhiqemi. Por për të pasur sukses, ne duhet të veprojmë në një mënyrë të tillë që ata të mos mund të na ndalojnë”, tha ai në mënyrë karakteristike.