Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora po vijon. Gjatë një deklarate për mediat nga Parku Olimpik, ai theksoi se kanë mbetur për t’u numëruar edhe 50 mijë fletë votimi dhe rreth 400 kuti.
“Janë dhe 50 mijë vota për t’u numëruar. Kanë mbetur edhe 400 kuti për t’u numëruar. Mbi 201 mijë zarfe me fletën e votimit na ka dorëzuar DHL. 199.824 janë fletë votimi të vlefshme, 1.971 janë fletë votimi që nuk janë të vlefshme,” tha Celibashi.
Ai shtoi se aktualisht po vlerësohen fletët e votimit që përmbajnë vota për kandidatët, një proces kyç për përcaktimin e rezultatit përfundimtar.