Pas shumë zvarritjesh Gjykata e Posaçme ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamabër Malltezi.
Tashmë dosja “Partizani” do të gjykohet në themel. Ish-kryeministri është nën akuzë për korrupsion kurse dhëndri për pastrim parash dhe korrupsion.
Gjithashtu në gjyq shkojnë edhe ndërtuesi Fatmir Bekteshi, noterja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Vendimi u mor nga gjyqtarja Fjorela Davidhi.