-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkuan pamje filmike në KQZ, Rama mesazh deputetëve: Humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, pasi disa kanë kërkuar nga KQZ pamje filmike të numërimit të votave.

Mesazhi i Ramës:

Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit