Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh se kandidatë që kanë marrë më shumë vota vjen nga emri i partisë. Klosi tha se dhe ata që nuk kanë qenë të njohur në politikë janë votuar më shumë nga emri i Partisë Socialiste.
“Pra ajo që dua të sqaroj PS në Durrës fiton në Durrës rezultat të fortë. Kryesorja që matet në këtë proces janë mandatet. Një element krahasuar me një tjetër ka më shumë dhe ka njerëz që bëjnë karrierë dhe ka të tjerë që nuk janë të njohur dhe bëhen. Një pjesë e madhe e garës nuk merret vota individuale por merrte pjesë të partisë. Kryesorja në garë ishte emri i PS.
Ama e rëndësishme është sa është thesi i PS. Ato vota do të shpërndahen. Sistemi është ai që është dhe partitë si i përgatisin dhe si përparojnë.”, tha Klosi.