Paraditen e sotme prifti ka rënë nga çatia e kishës në Korçë duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit” njofton policia.