-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria përballet me varfërinë e thellë ndërsa ekonomia e saj rritet me ritme të shpejta

Kryesoret

Pavarësisht se ekonomia e Shqipërisë po tregon rritje të shpejtë, numri i atyre që vuajnë nga varfëria ekstreme vazhdon të jetë shqetësues. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik varfërie në Europë, me 42% të qytetarëve që janë të ekspozuar ndaj kushteve të rënda të përjashtimit social. Kjo është një formë e rëndë varfërie që prek më shumë se 1 milion shqiptarë.

Në vitin 2024, vendet me përqindjen më të ulët të varfërisë janë Çekia, Sllovenia dhe Holanda, ndërsa Shqipëria, së bashku me Rumaninë dhe Turqinë, ka përqindjen më të lartë. Shumë familje shqiptare përballen me vështirësi për të mbuluar shpenzimet e përditshme si kredinë, qiranë, shërbimet bazë dhe shpenzimet e paplanifikuara. Një pjesë e madhe e popullsisë nuk mund të përballojë as nevojat më të thjeshta, si ushqim me mish apo mundësinë për të shkuar në pushime.

Këto shifra e bëjnë të qartë se, pavarësisht përpjekjeve për rritje ekonomike, Shqipëria ende përballet me një sfidë të madhe për të siguruar një zhvillim të barabartë për të gjithë shtresat e shoqërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit