-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U bë baba nga partnerja e tij e mitur, protestë para gjykatës, 13-vjeçarja: Ma lironi burrin…

Kryesoret

Ditën e sotme përpara Gjykatës së Korçës u zhvillua një protestë nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e 25-vjeçarit nga burgu, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me parteneren e tij të mitur vetëm 13 vjeç.Protestuesit dolën me pankarta në duar “Drejtësi për Dritson Kurtin”.

Ndërsa partnerja e tij e mitur ka kërkuar lirimin e tij nga burgu duke thënë “Ma lironi burrin. Mua nuk ka kush të më ushqejë siç e kam thënë gjithmonë. S’kam krah pune. Të vështira shumë këto muaj, gjyshja më shumë borxh ka marrë te dyqani që na mban dhe mua dhe fëmijën tim. Dua vetëm të ma lironi. Është protesta e tretë.”

Avokati i Dritson Kurtit, Enea Cenko ka thënë se pala mbrojtëse ka kërkuar sot gjykim të shkurtuar dhe kjo kërkesë është pranuar nga gjykata.

“U kërkua nga ana jonë pjesa e gjykimit të shkurtuar çka u pranua nga gjykata. Është bërë një punë kolosale për ti krijuar bindjen dhe për ti kërkuar organit të akuzës, rikualifikimin e akuzës. Në seancën e rradhës do dëgjojmë konkluzionet e organit të akuzës. Vajza e mitur, viktima e këtij procesi ka folur duke kërkuar me insistim që bashkëshorti i saj të kthehej në shtëpi dhe të siguronte jetesën.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve, të marrin një vendim sa më të drejtë duke patur parasysh se ka një konventë speciale për komunitetin rom dhe të shikohet me tepër rigorozitet konventa europiane për romët. Nëse do të ishim tek kualifikimi i parë që bëri prokuroria, Dritson Kurti rrezikonte deri në 25 vite burg. Në këtë moment proçedurial, kemi të bëjmë me një kërkesë për dënim nga 7-15 vite.”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit