-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja/ 29-vjeçari qëllohet me armë në Durrës, ndërron jetë në spital

Kryesoret

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, më 20 maj 2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18 të Durrësit. E. D., 29 vjeç, është qëlluar me armë zjarri dhe, pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, që po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit