Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën Institut-Kamëz, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Makina ka përplasur këmbësorin teksa po kalonte vijat e bardha.
Këmbësori u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.








