Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fushë-Kosovë të hënën në mbrëmje.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, vdekja e shoferes dhe pasagjeres u konfirmua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.