Mbrëmjen e sotme një sasi eksplozivi është konstatuar nga disa kalimtarë dhe kanë njoftuar policinë e Durrësit.
Sasia e eksplozivit është konstatuar në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, në qytetin bregdetar. Ajo dyshohet për një sasi lënde plasëse.
Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.