-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komplot në Venezuelë? Kush është shqiptari i arrestuar

Kryesoret

Autoritetet venezuelase kanë arrestuar 38 persona të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në një komplot për të krijuar trazira përpara zgjedhjeve legjislative dhe rajonale që do të mbahen në 25 maj.

Nga 38 të akuzuarit, 21 janë venezuelas dhe 17 të tjerë janë të huaj, përfshirë kolumbianë, meksikanë, ukrainas dhe shqiptarë.

Autoritetet zbuluan edhe foton e njërit prej të arrestuarve, një shqiptar i identifikuar si Enit Kasmi. Ai është ndaluar në aeroport dhe mbante me vete një pasaportë kolumbiane.

Dyshohet se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge. Autoritetet raportuan se shqiptarit i ishin sekuestruar 3 telefona celularë. Ai kishte një rezervim në një hotel në Karakas.

“Ky person u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara”, pohoi një zyrtar venezuelas. Më herët ishte vetë presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro që tha se komploti ishte organizuar nga mafia shqiptare me lidhje me qeverinë e Ekuadorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit