Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”, në Rrugën e Arbrit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që njëra prej tyre të përmbyset. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Ky aks rrugor është kthyer në një nga më problematikët e kohëve të fundit, pasi vetëm pak ditë më parë dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti tragjik me motor.
Drejtuesi i automjetit që u përfshi në atë ngjarje është arrestuar nga policia.