Serbia ka publikuar listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Trajneri Dragan Stojkoviç ka përzgjedhur një grup me emra të rëndësishëm, por në sy bie mungesa e dyshes së njohur Milinković-Saviç: portieri Vanja (Torino) dhe mesfushori Sergej (Al Hilal).
Në listën e shpallur për momentin bëjnë pjesë 6 lojtarë nga kampionati vendas, ndërsa emrat përfundimtarë pritet të bëhen publikë më 30 maj. Serbia do të kërkojë një rezultat pozitiv në Tiranë për të forcuar pozitat në grupin kualifikues dhe për të vazhduar pretendimet për një vend në Botëror.
Lista paraprake e kombëtares serbe:
Portierë:
Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç
Mbrojtës:
Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç
Mesfushorë:
Sasha Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Raçiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç
Sulmues:
Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç
Pritet me interes se si do të formësohet lista përfundimtare dhe si do të qaset Serbia në këtë përballje të rëndësishme ndaj Shqipërisë, që gjithashtu synon të mbajë gjallë ëndrrën për Botëror.
/5pyetjet.al