Ditën e sotme me 20 maj, Iliria Sula do të festonte ditëlindjen e saj të 23-të, por përkujtohet për tragjedinë që i mori jetën. Ilaria u vra me 25 mars nga ish i dashuri i saj filipinez, Mark Samson, i cili më pas hodhi trupin e saj të pajetë nga një shkëmb në Capranica Prenestina.
24-vjeçari filipinez ka revokuar caktimin e avokatit Fabrizio Galla, i cili ka luajtur një rol kyç në ndihmën që i dha për të bashkëpunuar me policinë dhe për të çuar në gjetjen e telefonit të Ilarias.
La Republlica shkruan se Mark Samoxn ka vendosur të revokojë mandatin e avokatit të tij, një vendim që ka shkaktuar shumë polemika.
Avokati Gallo ka shpjeguar se ai e kishte këshilluar të pandehurin të thoshte të vërtetën, duke besuar se kjo do të sillte një proces më të drejtë dhe më të besueshëm. Përveç Samsonit, hetimet përfshijnë edhe nënën e tij e cila dyshohet që e ka ndidhmuar atë në pastrimin e gjurmëve të gjakut në shtëpinë e tyre.