Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se është miratuar paketa e 17-të e sanksioneve kundër Rusisë.
Von der Leyen theksoi se është duke u përgatitur një paketë e 18-të, e cila do të përfshijë masa të mëtejshme të ashpra.
Me anë të një postimi në platformën X, ajo shkruan se “Një paketë e 18-të po përgatitet me sanksione të mëtejshme të ashpra. Është koha për të intensifikuar presionin mbi Rusinë për të sjellë armëpushimin.”
Just off the phone with @ZelenskyyUa.
We are coordinating closely on the next steps.
Europe has just adopted its 17th package of hard-biting sanctions.
An 18th package is being prepared with further hard hitting sanctions.
It’s time to intensify the pressure on Russia to…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 20, 2025