-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për media, ka theksuar se çdo vendim që lidhet me të ardhmen e Ukrainës duhet të merret vetëm në bashkëpunim me Kievin zyrtar. Ai ka zbuluar se këtë qëndrim ia ka bërë të qartë edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, përpara çdo diskutimi që përfshin Rusinë.

“Kërkova që të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën pa ne. Këtë kërkesë e bëra para bisedës me Putinin. Këto janë çështje parimore për ne dhe shumë të rëndësishme”, tha Zelensky, sipas BBC.

Ai shtoi se po shqyrtohet mundësia për një takim ndërkombëtar në nivel të lartë, ku do të përfshihen Ukraina, Rusia, SHBA-ja, vendet e BE-së dhe Britania e Madhe, me shpresën që ky takim të mbahet së shpejti në Turqi, Vatikan apo Zvicër.

Në lidhje me luftën dhe çështjen e të burgosurve, Zelensky deklaroi:

“Një shkëmbim i të burgosurve mund të ndodhë brenda ditësh apo javësh”, por gjithashtu theksoi se Ukraina nuk do të pranojë kërkesat e Rusisë për kontrollin e pesë rajoneve të pushtuara.

“Ukraina s’do t’i tërheqë trupat e saja nga territoret e veta”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit