Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia shefin e hetimeve të aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, i cili do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, për shkak të rrethanave familjare lehtësuese.
Gjyqtari Engert Pëllumbi nuk e ka liruar dorën duke vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka.
Zyrtarët u arrestuan disa javë më parë me akuzën se kishin marrë ryshfet për të mbyllur dosjen e një aksidenti që kishte shkaktuar gruaja e një biznesmeni.









