Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës, ka bërë një sezon të shkëlqyer me Elversberg në Bundesligën 2, duke shënuar 18 gola dhe dhënë 9 asiste.
Ai ka ndihmuar skuadrën të arrijë play-off për ngjitjen në Bundesligë. Asllani është huazuar nga Hoffenheim, por klube të njohura si Borussia Mönchengladbach, Werder Bremen, Freiburg, Stuttgart, Union Berlin, Köln, Sporting Lisbon, Fenerbahçe dhe Anderlecht janë interesuar për transferimin e tij.
Hoffenheim planifikon ta kthejë atë pas huazimit dhe po bisedon për rinovimin e kontratës deri në 2026.









