Granit Xhaka po shqyrton mundësinë e një transferimi në Arabinë Saudite pas dy viteve të suksesshme në Bayer Leverkusen. Sipas burimeve të afërta me lojtarin, 32-vjeçari ka udhëtuar në Lindjen e Mesme pas përfundimit të sezonit në Bundesligë dhe mund të vazhdojë karrierën e tij në një nga klubet arabe gjatë verës.
Xhaka aktualisht ka një pagë prej dy milionë eurosh neto në sezon te Bayer Leverkusen, por transferimi në një nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite mund t’i sjellë një fitim të jashtëzakonshëm prej mbi 10 milionë euro në sezon, duke bërë që ky të jetë kontrata më e mirë e karrierës së tij.
Për shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare kanë shprehur interesim tre klube arabe dhe bisedimet janë në faza të avancuara. Xhaka ka zhvilluar 49 ndeshje këtë sezon me Bayer Leverkusen, duke shënuar dy gola dhe duke kontribuar me shtatë asiste.
/5pyetjet.al