Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë të qartë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mbeten një prioritet, edhe pse ai nuk është dakord me disa qëndrime të Presidentit Trump lidhur me konfliktin në Iran.
Merz thekson se dallimet në opinion nuk duhet të ndikojnë mbi bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.
“Kemi një mosmarrëveshje, por mund të jetoj me këtë. Do të vazhdoj të shpreh mendimin tim në të ardhmen. Do ta diskutoj me Trump. Një partneritet i mirë duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë dallimeve në mendime”, tha Merz.









