Policia italiane ka arrestuar një grua 38-vjeçare dhe një djalë 25-vjeçar në Firence, pasi u kapën me rreth 23 kilogramë kokainë dhe mbi 11 mijë euro.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi të detajuar, ku oficerët vunë re sjelljen e dyshimtë të burrit që doli nga një apartament me një çantë dhe e vendosi në makinë. Gjatë kontrollit, u zbuluan gjashtë blloqe me kokainë të mbështjella me plastikë blu. Pak më vonë, gruaja mbërriti në vendngjarje dhe tentoi të largohej, por u ndalua nga policia.
Kontrollet në banesë zbuluan sasi shtesë droge të fshehura në një dollap, si dhe një shumë prej 11,450 eurosh në një kasafortë të maskuar pas një pikture. Në total, u sekuestruan 20 pako kokaine.