Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK në 4 ambiente në Berat. Kontrollet u ushtruan në lagjen “11 Janari” dhe “1 Maji” në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge.
Në fillim u ushtruan kontrolle në 3 familje me mbiemër Zeneli, ku dy ishin vëllezër dhe një kushëri. Në këto familje nuk u gjet asgjë e kundërligjshme.
Më pas u ushtrua kontroll në familjen e Hyda Vila në lagjen 11 Janari ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 kartë identiteti greke, 1 leje drejtimi për automjet greke të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.
33-vjeçari Hyda Vila u arrestua dhe materialet procedurale ndaj tij iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme hetimore.
SPAK kontrolle në 4 ambiente në Berat, arrestohet 33-vjeçari