Papa Leoni XIV ka bërë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Papa e ka përshkruar gjendjen si shqetësuese dhe tronditëse.
“Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha Papa në sheshin e Shën Pjetrit.
Ndërsa të dielën me 11 maj, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e pengjeve izraelite.