-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet për 28 maj seanca për çështjen e sterilizimit, Rjepaj pretendon paragjykim të çështjes

Kryesoret

Seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit është shtyrë për në 28 maj, pas largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit, Klodian Rjepaj. Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Rjepaj ka theksuar se kjo çështje është paragjykuar nga media dhe shoqëria për vite me radhë, duke pretenduar se nuk ka pasur mundësi të diskutohet në mënyrë profesionale dhe shkencore. Ai ka akuzuar se projektet e sterilizimit janë devijuar dhe janë përdorur për të bërë persekutim ndaj individëve të përfshirë.

“Paragjykimi për këtë çështje është shumë i madh. Deri më sot çdo vendim gjykate ka treguar paragjykim ndaj kësaj çështjeje. Nga ana mediatike, sterilizimi është bërë si thesi bosh i miellit, që sa herë e shkund nxjerr tym,” ka thënë Rjepaj.

Ai ka shtuar se projekti i sterilizimit ishte një devijim nga projekti i vërtetë, dhe sipas tij, kjo ka ndodhur me qëllim për të bërë persekutim ndaj individëve të caktuar. “Projekti i Sterilizimit është një devijim nga projekti i vërtetë. Është devijim i qëllimshëm për të bërë persekutim. Nuk ekziston projekti i Sterilizimit. Të gjithë elementët në kallëzim nuk përputhen me elementët e projektit.”

Rjepaj gjithashtu ka theksuar se çështja është diskutuar për shumë vite në mënyrë politike dhe mediatike, dhe nuk ka pasur mundësi të debatohet shkencërisht. “Ne jemi këtu për një procedurë, që ka gati 19 vite që diskutohet, paragjykohen, akuzohen dhe në asnjë rast kjo çështje nuk është lejuar të debatohet shkencërisht, por është debatuar në mënyrë folklorike, mediatike dhe politike.”

Në përfundim, ai e ka cilësuar aktpadinë e ngritur nga “Nisma Thurje” si të pavërtetë, duke pohuar se nuk është gjykuar ende që ajo është bazuar në fakte të rreme. “Nuk është gjykuar deri sot që akt-padia e bërë nga ‘Nisma Thurje’ është e rreme, mbi fakte të pavërteta.”

Rjepaj ka përmendur gjithashtu se, për nder të kirurgëve dhe stafeve mjekësore që janë ndihmuar nga ky shërbim, duhet bërë një debat i mirëfilltë dhe profesional për këtë çështje. Ai gjithashtu ka ndarë një incident, duke treguar se kishte përgatitur një dokument me shkrim, por për shkak të një aksidenti, u shpërnda boja mbi letra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit