Paraditen e sotme një 11-vjeçar është plagosur me thikë në një shkollë fillore në lagjen Wilhelmstadt të Berlin-Spandau, Gjermani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në ambientet e shkollës.
Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent. Raportohet se gjendja e tij është e qëndrueshme.
Ndërkohë, policia e Berlinit ka identifikuar një 13-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit dhe është në kërkim.