Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 10.
Balliu ka falenderuar demokratët e kësaj dege për punën e shkëlqyer në këtë fushatë.
Sipas tij qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë.
“Me demokratët e nderuar të Degës 10, me të cilët pata kënaqësinë dhe privilegjin të punoja në këtë fushatë. Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj për punën e tyre të shkëlqyer. Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë. Faleminderit!”, shkruan Balliu.