Dy punonjësët në ambasadën izraelite në Uashington u vranë me të shtëna me armë jashtë Muzeut Hebraik.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel me anë të një postimi në platformën X e përshkroi vrasjen si një “akt terrorizmi”.
“Akti terrorist i natës së kaluar ka vëmendjen e plotë të FBI-së. Dhuna e synuar antisemite përbën një sulm ndaj vlerave tona themelore dhe do të përballet me forcën e plotë të zbatimit të ligjit federal. “Fajtori do të mbahet përgjegjës”, shkroi Patel.
Autori i dyshuar i krimit u arrestua dhe sipas policisë, ai është një 30-vjeçar nga Çikago, i cili bërtiti “Liri në Palestinë” pas arrestimit.