Ditën e sotme 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj u ekzekutua në vreshtin e tij në Rafina të Athinës.
Shqiptari pak para se të ndërronte jetë ka telefonuar gruan e tij dhe i ka treguar emrin e autorit. Ai ka thënë se është miku i tij.
Pas dëshmitarëve të familjes së viktimës, policia identifikoi autorin, Mikel Selimaj 46 vjeç nga Vlora. Ai ishte person me precedentë penalë për drogë.
Ndërkohë policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.