Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka uruar Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë.
Me anë të një postimi në platformën X, Marta Mos shprehet se kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobit të qytetarëve dhe një hap më afër Bashkimit Evropian.
“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. #ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos.