-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi para sfidës vendimtare: Inzaghi dhe Martinez shprehin besimin për trofeun e munguar

Kryesoret

Interi ka përfunduar një sezon me ambicie të mëdha, duke shpresuar për tripletën, por tani, vetëm 9 ditë para finales së Champions League, zikaltërit rrezikojnë të mbyllin sezonin pa asnjë trofe. Në Serie A, titulli është në dorë të Napolit, ndërsa sfida e ardhshme me PSG më 31 maj do të jetë vendimtare për Interin.

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka folur për rrugëtimin e ekipit deri në finale, duke vlerësuar sfidat dhe sakrificat e lojtarëve: “Ka qenë një rrugë e gjatë deri në finale. Të gjithëve na ka lënë një shije të mirë sfida dyshe me Barcelonën, por unë mendoj se edhe ndaj Bayern ka qenë e vështirë, ishte e vështirë të fitoje kundër një ekip të madh, por ne treguam se jemi një ekip i organizuar dhe fizik. Kemi bërë një rrugëtim fantastik në këtë vite, dy finale Champions League, kjo është për meritë të këtij grupi që ka sakrifikuar shumë. Nëse do të fitonim në finale do të ishte kurorëzimi i një punë të madhe e nisur 4 vite më parë. Do të jetë një finale e rëndësishme. Ne dëshirojmë t’i dhurojmë tifozëve tanë këtë kënaqësi, do ta provojmë deri në fund me të gjithë forcat tona.”

Ndërkaq, kapiteni Lautaro Martinez shprehu emocionet e tij për mundësinë e fitimit të Champions League: “Është një emocion i jashtëzakonshëm, unë e kam përjetuar edhe më parë, si në finalen e Champions League ashtu edhe në Botëror. Ajo që ndjen të qëndron në kokë për të gjithë jetën. Champions është një ëndërr, jemi vetëm një hap larg. As që guxojmë të mendojmë se mund të mos fitojmë. Të gjithë dëshirojmë atë trofe që i mungon Interit prej një kohë të gjatë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit