-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk mori dot mandatin, Alihmehmeti: Zgjedhjet u manipuluan

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili doli më i votuari në këto zgjedhje nuk arriti që të merrte mandatin.

Alimehmeti tha se opozita po gjen prova për manipulimin e zgjedhjeve. Ai tha se në këto zgjedhje kanë dal mbi 20 mijë vota, ku sipas tij as ministri i Brendshëm nuk i merr dot.

“Institucionet shtetërore janë pushim, vetëm Opozita po gjen prova për manipulimin e zgjedhjeve. OSBE/ODIHR e thotë qartë se gara nuk ishte e barabartë, pjesëmarrja e administratës, si dhe falja e gjobave tri ditë para zgjedhjeve. Është e kotë të flasim për vullnetin e popullit, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të largohet.

Problemet janë të mëdha. Kishte disa fenomene në këto zgjedhje, kishte njerëz që nuk i njeh asnjë dhe dalin mbi 20 mijë vota, teksa as Ministri i Brendshëm nuk i merr dot. Problemet nuk zgjidhen nga ato që i kanë krijuar, kjo është e qartë.

Nëse ne nuk bëjmë një gjysmë hapi përpara, nuk mund të ecet më tej. Fatkeqësisht nga organet kompetente nuk bëjnë asgjë mbi hetimet e krimeve zgjedhore”, tha Alimehmeti në emisionin Log në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit