-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pacienti humb jetën pas rënies nga kati i tretë në spitalin e Mitrovicës

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mitrovicën mbrëmjen e djeshme, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i Spitalit Rajonal në veri të qytetit. Incidenti ka ndodhur rreth orës 23:15, dhe lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut, njoftoi se ky rast po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Dyshohet se pacienti ka rënë nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes,” tha Elshani.

Pas ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e pacientit në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksionin dhe për të hetuar më tej shkaqet e vdekjes. Policia vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit