Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka ndarë pamjet nga baza ajrore e Farkës.
Rama shprehet se helikopterët “Black Hawk” të Forcës Ajrore tani do të kenë “shtëpinë” e tyre në Bazën Ajrore të Farkës. Ai nënvizon se investimi në infrastrukturë do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës.
“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, shkruan Rama.