Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan Lame duke e cilësuar lajmin si shumë të pikëllueshëm dhe duke ngushëlluar familjen e tij.
“I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan Lames, një mik i vyer që do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Tani ishte një qytetar i angazhuar, një profesionist i jashtëzakonshëm, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh. Ai i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë – si publicist, koleksionist, nënkryetar i Bashkisë, si mendje e lirë dhe kritike, gjithmonë në shërbim të qytetit dhe të së mirës së përbashkët.
Ngushëllime bashkëshortes Mirela, fëmijëve Lisia dhe Arbis, familjes dhe miqve për këtë humbje të rëndë!”