Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë të madhe ushtarake ruse në qytetin Yelets. Si pasojë është shkaktuar një zjarr që ka bërë që të ndalet puna në objekt.
Guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov tha se rrëzimi i dronëve shkaktoi zjarr në zonën industriale dhe u lënduan tetë persona.
Objektivi i sulmit ishte fabrika Energija në rajonin Lipetsk, konfirmuan autoritetet lokale dhe burimet ukrainase.
Fabrika prodhon bateri dhe sisteme energjetike që përdoren në pothuajse të gjitha degët e industrisë mbrojtëse të Vladimir Putinit.
🔥 In the city of Yelets, Lipetsk region, drones disabled “Energia” — Russia’s largest producer of power sources for bombs and drones
The plant manufactured batteries for UAVs, components for communication systems, electronic warfare, and parts for Iskander and Kinzhal missiles.… pic.twitter.com/08vlFjtBPU
— NEXTA (@nexta_tv) May 23, 2025