Napoli fitoi ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit me rezultatin e pastër 2-0 duke u shpallur kampion i Italisë.
Golat për vendasit u shënuan nga McTominay dhe Lukaku. Interi që shpresonte në një gabim të napoletanëve, fitoi në transfertë ndaj Comos 0-2, por renditja përfundimtare i la një pikë larg djemve të Contes.